Me apo pa Bale, ja formacionet Real – Atletico

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente

Sot luan derbi i Madridit, është Real Madrid-Atletico Madrid. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që dy ekipet rivale të vinin në një përballje kaq të ekuilibruar e për më tepër me “Los Colchoneros” në avantazh të dy pikëve. Super talenti Bale, pritet ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa në sulm do të jetë katërshja Di Maria, Isco, Ronaldo dhe Benzema.
Nga ana tjetër Simeone ka kontigjentin e plotë dhe pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm me Diego Costa dhe David Villa në vijën e sulmit.
Formacionet:
REAL MADRID (4-2-3-1): Diego Lopez; Arbeloa; Pepe; Ramos; Coentrao; Khedira; Modriç; Di Maria; Isco; Ronaldo; Benzema. Tr: Ancelotti
ATLETICO MADRID (4-2-2): Courtois; Juanfran; Miranda; Godin; Filipe Luis; Suarez; Gabi; Koke; Turan; D.Costa; Villa. Tr: Simeone.
Carlo Ancelotti ka shprehur bindjen e tij se në derbin e sotshëm ndaj Athletico Madridit, tifozët e Realit do të shohin një skuadër tjetër për dallim nga ajo e ndeshjes së fundit me Elchen. Ancelotti tha se sot Reali do të fitoi pa gjyqtarë.
“Ne i dimë gabimet që i kemi bërë ndaj Elches. Sot nuk na duhet ndihma e gjyqtarëve as e kujdo tjetër sepse do të jemi ndryshe në fushë. Ndaj Elches luajtëm dobët por fituam. Sot do të tregojmë fytyrën e vërtetë në derbi. Shpresoi se gjyqtarët do të kryejnë punën e tyre në mënyrë perfekte” ka thënë Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...