Shaqiri: Do të jetë super sezon

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente



Anësori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ndjen se ky sezon do të jetë i jashtëzakonshëm për ekipin e tij.

Bayerni është në vendin e parë në Bundesliga dhe ka filluar mirë kampanjat në DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve, gjë që e bën Shaqirin të besojë se Bayerni do të ketë sukses këtë sezon.

“Gjërat po bëhen mirë e më mirë. Ne jemi në rrugë të mirë për një tjetër super sezon”, ka theksuar Shaqiri për Bild.

Ai shtoi tutje se presioni nuk ekziston në ekipin bavarez pas triumfit historik të sezonit të kaluar dhe se synime të njëjta ekzistojnë edhe për këtë sezon. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...