Martino: Të lihen të qetë gjyqtarët

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente



Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, ka folur për gjyqtarët pas ngjarjeve të fundit kontroverse në La Liga.

Tata Martino mbajti një konferencë për shtyp, ku pos që foli për kundërshtarin e radhës, Almerian, ai po ashtu u pyet edhe për gjyqtarët.

Sipas teknikut argjentinas, gjyqtarët nuk duhet që të kritikohen as pas gabimeve të cilat i bëjnë.

“Gjëja e parë për të cilën mendoj është vetmia në të cilën duhet të lihet gjyqtari në marrjen e vendimeve. Ata mund të jenë drejt, mund të jenë gabim, vendimet mund të favorizojnë njërin apo tjetrin ekip, duket e padrejt të flasim për gjyqtarët dhe nuk dua të kontribuoj duke i hedhur te turma e luanëve. Nuk dua t’i kontribuoj kësaj situate”, është shprehur Martino.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...