Messi: Nuk kam probleme me Martinon

Unknown | Wednesday, September 25, 2013 | 0 Komente



Lionel Messi thotë se ai nuk ka probleme me trajnerin e Barcelonës, Gerardo Martino, pas zëvendësimit në pjesën e dytë të takimit të mbrëmshëm 4-1 kundër Real Sociedadit.

Golat nga Neymar, Messi, Sergio Busquets dhe Marc Bartra ia siguruan Barcelonës fitoren e gjashtë nga gjashtë ndeshje. Por ishte pakënaqësia e Messi me zëvendësimin e tij në pjesën e dytë, ajo që ra në sy gjatë takimit.

“Nuk kam menduar të bëj ndonjë gjest kur Martino më nxori jashtë. Askujt nuk i pëlqen të jetë jashtë, por unë duhet ta pranoj vendimin pasi është më i miri për skuadrën tonë”, ka shkruar Messi në faqen e tij në Facebook.

Argjentinasi e ka ruajtur formën e tij të shkëlqyeshme edhe nën drejtimin e Martinos, duke shënuar 10 gola në tetë ndeshje. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...