Messi provon të shënojë kosh me këmbë, ja si përfundon! (Video)

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente



Lojtarët e Barcelonës kanë provuar të luajnë futboll-basketboll në stërvitjen e fundit. 

Leo Messi ka provuar të shënojë kosh me një goditje me këmbë, por ai për pak nuk ishte i saktë, duke iu afruar shumë harkut, nga një distancë e largët. 

Sigurisht, ylli argjentinas është më i saktë kur bëhet fjalë për portën e futbollit, e cila sigurisht është shumë herë më e madhe. Edhe Dani Alves ishte pranë të shënonte, por topi e preku vetëm rrjetën e koshit. Djelmosha, më mirë vazhdoni të luani futboll, aty ku jeni të specializuar… /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...