Bolt talent edhe në basket, ja çfarë kosha i shënon (Video)

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente



Usain Bolt e ka shfaqur talentin e tij edhe në basketboll. Sprinteri xhamajkan ka dashur t’ia urojë Tony Parkerit zgjedhjen e MVP në Eurobasketin e fundit, duke konfirmuar se di të luajë edhe ai me këtë sport me dorë. 

Bolt ka gjuajtur tri herë në mënyra të ndryshme, duke e befasuar edhe basketbollistin amerikan, që luan në NBA. Bolt ia bëri me dije Parkerit se mund të luajë edhe në kampionatin më të fortë në botë të basketbollit – NBA. 

Por, duket qartë se ky është një montazh, pasi njeriu më i shpejtë në botë nuk do të mund të shënonte në mënyrë të tillë, në tentimet që i bëri në një shesh të njohur të Parisit. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...