Një pikë për Interin

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Interi ka dështuar të arkëtojë pikë të plota në Stadio Nereo Rocco, përkundër lojës më të mirë ndaj Cagliarit. Sfida përfundoi me rezultat 1-1.

Portieri Michael Agazzi ishte meritor që rrjeti i vendasve nuk u prek në fraksionin e parë të lojës.

Në gjysmën e dytë, Nerazzurrët vazhduan me rastet, mirëpo edhe vendasit i patën shanset e tyre. Klubi nga Meazza arriti ta dërgojë topin në rrjet, por goli u anulua për ndërhyrje të palejuar.

Sidoqoftë, mysafirët më në fund e zhbllokuan rezultatin. Mauro Icardi shënoi pas krosimit të Yuto Nagatomos (75’).

Mirëpo, gëzimi i zikaltërve nuk zgjati shumë, pasi Radja Nainggolan pranoi një pasim të Agim Ibraimit (që u inkuadrua në pjesën e dytë) dhe e barazoi rezultatin (83’).

Rastet vazhduan deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, por nuk pati gola të tjerë.

Aktualisht, Interi pozicionohet në vend të katërt me dy pikë më pak se liderët, Napoli dhe Juventus. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...