Kaçe rikthehet te PAOK-u

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Përfundon saga e vuajtjeve për mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe që pas fotos me fanellën ku shfaqej logoja e UÇK-së, u pezullua për një afat të pacaktuar nga klubi i PAOK-ut.

Pas këmbënguljes së trajnerit holandez, Huub Stevens dhe uljes së toneve nga drejtori i klubit, Ivan Savvides, talenti I kombëtares shqiptare do të bashkohet me skuadrën që nga dita e Hënë për të marrë pjesë rregullisht në stërvitje bashkë me grupin. Lajmi bëhet i ditur nga faqja “sport24.gr”, sipas së cilës, lojtari tashmë e ka marrë dritën jeshile nga drejtuesit e shoqërisë pas faljes së kërkuar për publikimin e fotos që ngjalli zemërimin e fraksioneve ekstremiste në vendin fqinjë.

Në vijim të shkrimit, faqja e specializuar sportive thekson se ndoshta është një pretendim i tepruar që ta shikojmë në fushë kundër AZ Alkmaar të Enjten 20-vjeçarin, por shton se trajneri holandez ka nevojë për një lojtar kyç si Kaçe.

Lojtari i lindur në Korçë u përfshi nga një valë e madhe polemikash në Greqi pasi publikoi një foto me bluzën e UÇK-së gjatë periudhës së grumbullimit me kombëtaren. Që prej asaj periudhe, Kaçe nuk është stërvitur me skuadrën e parë, madje u fol edhe për largimin e tij në muajin Janar, por me lëvizjen e fundit, PAOK duket se ka bërë një hap pas, duke synuar riintegrimin e djaloshit të rritur në fidanishten e të rinjve të klubit nga Selaniku. /Tribuna/Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...