Tash po e kërkojnë (Video)

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente



Të shtunën mbrëma, Real Madridi pësoi humbjen e parë që nga viti 1999 në derbin lokal ndaj Atletico Madridit, edhe atë në Santiago Bernabeu dhe kjo nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve mbretërorë.


Me golin e vetëm në ndeshje, Diego Costa i la të heshtur lojtarët super të shtrenjtë, si Cristiano Ronaldo e Gareth Bale.

Gazetat që mbështesin jozyrtarisht Los Blancos, Marca dhe AS, kanë filluar të dyshojnë në projektin e Carlo Ancelottit, ndërsa të njëjtën gjë e mendojnë edhe tifozët e klubit.

Disa nga ata, tashmë kanë filluar ta kërkojnë kthimin e Jose Mourinhos për, siç thonë, shpëtimin e skuadrës.
Kujtojmë që edhe kur portugezi e drejtonte Realin, jo rrallë herë është fishkëllyer nga tifozët. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...