Liverpooli i kthehet fitores

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Pas një barazimi dhe një humbjeje në Ligën Premier dhe pas eliminimit nga Kupa e Ligës, Liverpooli i është kthyer sërish ritmit të fitores. ‘Të Kuqtë’ triumfuan kundër Sunderlandit në Stadium of Light me rezultat 3-1.


Përkundër angazhimit të madh në fushë, skuadra vendase nuk mundi të krijojë asgjë në gjysmën e parë, kurse mysafirët realizuan dy herë.

Pas një harkimi nga këndi të Steven Gerrard, Daniel Sturridge i kaloi vizitorët në epërsi (28’).

Luis Suarez e shënjoi rikthimin e tij në Ligën Premier me golin e dytë të Redsave. Sturridge i krijoi rast uruguaianit, i cili nuk e pati të vështirë që ta plasonte topin në rrjet (36’).

Transferi i sivjetmë i Black Cats, Emanuele Giaccherini, reagoi pas një topi të kthyer për ta rihapur takimin në pjesën e dytë (52’).

Mirëpo, për shuarjen e shpresave të ekipit vendas ishte përsëri dyshja, Daniel Sturridge dhe Luis Suarez. I pari asistoi, ndërsa i dyti shënoi (89’).

Kjo fitore e pozicionon Liverpoolin në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me Tottenhamin dhe dy pikë më pak se lideri Arsenal. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...