Pogba tepër i kënaqur me fitoren

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Paul Pogba është shumë i kënaqur që Juventusi e fitoi derbin e qytetit ndaj Torinos, të cilin e konsideron si shumë të vështirë.

Mesfushori francez e shënoi golin e vetëm (që ishte i dyshimtë, pasi që Carlos Tevez paraprakisht dukej të ishte në pozitë jashtë loje) duke i lënë rivalët e qytetit akoma pa fitore në derbi që nga viti 1995.

“Ishte ndeshje e vështirë. Të gjithë jemi të lumtur që i morëm tri pikët dhe u kthyem në krye të ligës”.

“Tash vëmendja jonë do të fokusohet në Ligën e Kampionëve. Barazuam në ndeshjen e parë, prandaj është jetësore që ta mposhtim Galatasarayn”, u ka thënë 20-vjeçari gazetarëve. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...