Prezantimi i Bales, ja fanella 11 e Real Madridit (Live Video)

Lina's | Monday, September 02, 2013 |

Ylli i ri i Real Madridit, Gareth Bale ka bërë prezantimin e tij para fansave të Realit, Fishmedia.info është lidhur direkt. Numri i fanellës së Bales që do të bartë te mbretërit do të jetë 11.

Ylli i Realit, Bale fluturoi këtë mëngjes për në Madrid ku i është nënshtruar testeve mjekësore ndërkohë që pritet që të vulosë edhe kontratën e tij duke thyer kështu rekordin prej 85.300.000 £, kontratë prej të cilës ai do të fitojë 256 mijë £ në javë.



“Dua t’u them se është mrekulli të jem këtu. Shpresoj të ndihmoj klubin të arrijë sukses dhe ne të fitojmë Kupën e 10-të evropiane.Unë e di se shumë lojtarë shprehin deshirën e tyre për t’u bashkuar me klubin e ëndrrave, por unë mund të them sinqerisht, ëndrra ime u realizua” është shprehur më parë 24-vjeçari./Fishmedia.info LIVE/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!