Reali në krizë, s’po dhuron spektakël

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Të gjitha mediat e njohura spanjolle, AS, Marca, Sport e Mundo Deportivo në ballinat e tyre të sotme e kanë vendosur Real Madridin, i cili nuk po kalon momente të mira. Sipas tyre, ‘Los Blancos’ po kalon nëpër një krizë, pas humbjes nga Atletico Madridi, në derbin e qytetit, gjë që nuk i kishte ndodhur ekipit nga Santiago Bernabeu qe një kohë të gjatë. 

Gjithashtu, mediat spanjolle shkruajnë se trajneri Carlo Ancelotti nuk po e drejton ekipin si duhet, duke dështuar në taktikën e tij të re. “Duket se Ancelotti ka harruar çka kishte thënë në vere: Do të bëjmë lojë spektakolare. Ky Real bën lojë mjaft monotone dhe has në vështirësi për të ardhur deri te goli”, shkruan e përditshmja AS. 

Ndërkohë, mediat tjera spanjolle shkruajnë se ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat dhe PSG-së, e rrezikon pozitën e tij pasi presidenti Florentino Perez nuk është i kënaqur me lojën që po e bëjnë Ronaldo me shokë. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...