Sahin: Do ta mposhtim Marseillen

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Nuri Sahin, deklaron se ekipi i tij do të angazhohet maksimalisht për të nxjerrë fitore ndaj Olympique de Marseille të martën mbrëma.


Klubi gjerman pësoi humbje prej 2-1 ndaj Napolit në ndeshjen e parë të fazës grupore dhe futbollisti turk kërkon fitore në xhiron e radhës.

“Po i qasemi ndeshjes me vetëbesim, sepse e dimë se mund t’i arrijmë qëllimet tona, pavarësisht se sa i mirë është kundërshtari”.

“Të gjithë e dimë se mund të bëjmë një hap të rëndësishëm përpara ndaj Marseille dhe se duhet t’i fitojmë ndeshjet në shtëpi”, është shprehur Sahin për Bundesliga.com. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...