Tottenhami mund ta fitojë titullin, por...

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente


Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, beson se Tottenhami është i gatshëm që të garojë për titullin e Anglisë, me kusht që ta përballojë presionin.


Blutë barazuan ndaj Spursave në fundjavë dhe futbollisti anglez mendon se Tottenhami ka kapacitet për të triumfuar në Ligën Premier.

“Është një skuadër shumë e mirë. Ata do ta kërkojnë titullin e kampionatit. Këtë duhet ta bësh kur shpenzon aq shumë para”.

“Ne kemi jetuar në tetë vitet e fundit me atë presion, secilin vit, prandaj Tottenhami duhet ta përballojë (presionin) nëse dëshiron ta fitojë ligën”.

“Duhet një niveli i caktuar i qëndrueshmërisë dhe nuk është lehtë ta bësh këtë. Është një ligë e vështirë”, u ka thënë Lampard gazetarëve. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...