De Boer: Balotelli vendimtar sikur Messi

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, thotë se Mario Balotelli mund t’i vendosë ndeshjet e Milanit ngjashëm sikurse bën Lionel Messi te Barcelona.

Klubi holandez është nikoqir i Rossonerëve në xhiron e radhës në fazën grupore të Ligës së Kampionëve dhe 43-vjeçari i ka paralajmëruar lojtarët e tij për rrezikun që sjell sulmuesi italian.

“Messi është një lojtar që mund ta vendosë një ndeshje, ndërsa të njëjtën e bën edhe Balotelli”.

“Balotelli është një lojtar fantastik dhe pranë tij janë lojtarët që po ashtu mund ta bëjnë dallimin. Milani ka tre sulmues shumë të fortë dhe një mesfushë të mirë”, ka deklaruar De Boer në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...