Wenger: Arsenali në garë për titull

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Arsene Wenger thotë se skuadra e tij do të përfshihet në garën për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Arsenali filloi sezonin me një disfatë befasuese nga Aston Villa, por që atëherë Topçinjtë kanë marrë veten dhe kanë shënuar pesë fitore radhazi në kampionatin anglez për të qëndruar në krye të tabelës.

“Është e tmerrshme të humbësh ndeshjen e parë të sezonit, por kjo është e vetmja që ne kemi humbur që nga marsi”.

“Është dëshmuar i drejtë fakti se, pas asaj disfate, ne jemi përgjigjur në mënyrë pozitive. Ne jemi përmirësuar. Ne kemi një stabilitet të mirë”.

“Ne kemi dëshirë, sigurisht. Edhe ju e shihni këtë. Por ende është fazë e hershme me vetëm gjashtë ndeshje të luajtura. Ne vetëm duhet të vazhdojmë kështu”.

“Ne kemi një shans [për titull]. Gara është shumë e hapur. Ndoshta ka gjashtë ose shtatë skuadra. Ju madje mund ta shtoni edhe Evertonin në top katërsh, plus Liverpooli dhe Tottenhami. Do të jetë interesante”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...