Ja letra e Ronaldos në përkrahje të tifozit të tij shqiptar

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo është duke u munduar ta ndihmojë tifozin e tij shqiptar, Ronald Gjoka, i cili akuzohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të futjes në fushë nga tribuna, ku e përqafoi idolin e tij, CR7, në ndeshje me Chelsean, më 7 gusht në stadiumin Sun Life Stadium të Miamit. 

Tash, të riut shqiptar i janë vështirësuar punët rreth imigracionit të tij dhe rrezikon të rikthehet në vendlindjen e tij. Por, 28 vjeçari portugez ka kërkuar nga gjykata e Miamit që ta fal Gjokën. Ja letra e yllit të Real Madridit, drejtuar prokurorisë së Miamit: “E kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë për t’i respektuar rregullat dhe ligjin. 

Mirëpo, kërkoj nga ju që ta rishqyrtoni vendimin tuaj rreth dy akuzave penale për këtë djalosh. Tani e kam kuptuar se ai është i vetëdijshëm me gabimin që e ka bërë dhe rëndësinë e sigurisë. 

Unë nuk dua ta shoh atë që të përballet me dënime penale për gabimin që e ka bërë”, ka shkruar Ronaldo. Me të vërtetë, Ronaldo, përpos që është lojtar i madh, është edhe një njeri mjaft human. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...