Zyrtare: UEFA pezullon Klopp me një ndeshje
Klopp që në fakt ishte i irrituar me Subotic, të cilit i kërkonte të vraponte më shpejt, nuk e kontrolloi dot veten dhe në momentin kur arbitri kryesor i kërkoi që të qetësohej.
Trajneri Borussias u dërgua në tribunë nga kryesori, nga arbitri kryesor i ndeshjes Pedro Proenca dhe më pas gjermani kërkoi ndjesë për gjestin e tij.
Fakt që mund të ketë ndikuar në pezullimin vetëm për një ndeshje të trajnerit. Klopp do të mungojë kështu në takimin e 2 Tetorit ndaj Olimpik Marseille në shtëpi, ku verdhezinjtë duhet me çdo kusht të fitojnë pasojë e humbjes 2-1 në ndeshjen e parë.
Kjo është hera e parë që Klopp pezullohet në Europë, ndërsa në Gjermani trajneri jo pak herë është nxjerrë jashtë nga gjyqtarët, pasojë dhe e karakterit të tij impulsiv./veqsport
Category: Top
0 Komente