'Nuk ka diferencë 50m në mes Bale & Ozil'

Unknown | Tuesday, September 24, 2013 | 0 Komente

Ish portjeri i Arsenalit Jens Lehmann deklaron se Arsenal pagoi shumë për Ozil, megjithatë mendon se poashtu Bale nuk meriton çmimin 100 milionësh.

Ish reprezentuesi i kombëtares gjermane Jens Lehmann deklaron se nuk ka diferencë 50 milion eurosh në mes Mesut Ozil dhe Gareth Bale.

"Arsenal pagoi shumë për Ozil, megjithatë kjo ishte sepse Bale kaloi poashtu për një shifër të çmendur në Madrid," u shpreh Lehmann.

"Transferimi i Ozil më duket ide më e mirë. Nuk mendoj se Ozil ka diferencë 50 milion euro me Gareth Bale, megjithatë kjo është mënyra se si sillet Madridi në merkato," mbylli Lehmann./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...