Bergkamp synon të bëhet trajner te Arsenali

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Dennis Bergkamp ka zbuluar se atij do t’i pëlqente të rikthehet te Arsenali, kësaj here në një rol të trajnerit.

Ish-përfaqësuesi Holandës shijoi 11 vite të suksesshme në Londër para se t’i japë fund karrierës si lojtar në vitin 2006. Ai tash gëzon rol të trajnerit te Ajaxi, por shpreson në të ardhmen të rikthehet edhe te Arsenali.
“Ndjenjën të cilën e ka Johan Cruyff për Barcelonën, unë të njëjtën e kam me Arsenalin”.
“Te Arsenali ishte një ujdi e mirë. Gjithmonë jam kënaqur. Kurrë nuk kam pasur ndonjë ditë të keqe atje. Gjithmonë mbetet në kujtesën time. Është pjesë e ambicieve të rikthehem dikur”.
“Vërtet nuk mund ta planifikoj më herët. E di se do të jem këtu [te Ajax] për së paku tre ose pesë vite dhe pastaj nuk e di. Nuk e shoh veten te Ajaxi për gjithë karrierën time si trajner”.
“Nuk e shoh veten si menaxher. E shoh veten si pjesë e stafit të trajnerëve. Vërtet kënaqem me këtë rol, veçanërisht stërvitjet individuale me sulmuesit”, ka thënë 44-vjeçari për Telegraph. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...