Pogba: Do ta mposhtim Realin

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Paul Pogba thotë se ata nuk duhet të kenë frikë nga Real Madridi, duke shtuar se Juventusi do të fitojë së paku një herë në Ligën e Kampionëve ndaj gjigantit spanjoll.

Bianconerët janë caktuar në grupin B, dhe pas barazimeve ndaj Copenhagen dhe Galatasaray, ata tash do të përballen dy herë radhazi me Real Madridin.
“Nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Ne do ta mposhtim Realin së paku një herë dhe do të ecim më tej”.
“Ne jemi Juve; ne kurrë nuk duhet ta harrojmë këtë. Për shkak të historisë, prestigjit dhe kualitetit të këtij klubi, ne nuk jemi inferior ndaj askujt”.
“Dhe për këtë sezon. Real Madridi nuk më frikëson. Juventusi është në të njëjtin nivel me të gjithë skuadrat më të mira evropiane. Ne mund të fitojmë edhe në Madrid”, ka thënë 20-vjeçari për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...