Lippi: Juve mund ta befasojë Realin

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Marcello Lippi beson se Juventusi është i aftë ta befasojë rivalin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Real Madridin.

“Receta për t’i mposhtur ata është shumë e thjeshtë: duhet të besosh në kualitetet tua dhe të qëndrosh i organizuar”.
“Një befasi përfundimisht është e mundshme. Çelësi është të besosh në një rezultat të mirë. Juventusi aktual është shumë i ngjashëm me atë timin dhe ka të gjitha karakteristikat për të cilat ka nevojë një skuadër”.
“Plus, Real Madridi nuk ka qenë shumë i mprehtë deri tash. Unë nuk kam dyshime se Juventusi do të shfaqë dy paraqitje të shkëlqyeshme”, ka thënë Lippi për Tuttosport.
Ndeshja e parë mes dy gjigantëve evropianë të zhvillohet më 23 tetor në Bernabeu , ndërsa italianët do të jenë nikoqirë të spanjollëve dy javë më pas. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...