Carlos: Bale vlen 100 milionë

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Roberto Carlos ka dalë në mbështetje të Real Madridit për të thyer rekordin botëror për transferimin e Gareth Bale.

Vendimi i Real Madridit për t’i paguar 100 milionë euro Tottenhamit në shkëmbim të shërbimeve të uellsianit ka nxitur një debat të madh, me Gerardo Martino që së fundi tha se kjo është “mungesë respekti për botën ku ne jetojmë”. Por Carlos ka tjetër mendim.
“Ata e kanë paguar atë pasi ai e meriton. Ata po ashtu kanë paguar shumë për Zidane, Figo, Ronaldo (braziliani), Cristiano (Ronaldo). Barcelona po ashtu ka paguar shumë për Neymar. Ata vlejnë aq”.
“Kjo është pse nuk i kuptoj kritikat e Tata Martino rreth nënshkrimit të Bale, duke aluduar për situatën ekonomike. Ju duhet të paguani për këto lloj lojtarësh”, ka thënë Bale. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...