Deco: Lojtarët e ‘regjin’ jetën e natës

Unknown | Friday, October 18, 2013 | 0 Komente

Pak kush nga ne e di se çka bëjnë lojtarët jashtë fushës së blertë, mbi të gjitha gjatë natës. Për këtë është përkujdesur të na njoftojë ish futbollisti portugez, Deco. Sipas tij, futbollistët kanë dalë dhe dalin ende për ta shijuar jetën e natës, njëjtë si njerëzit tjerë. “Kjo është një çmenduri. Lojtarët gjithmonë dalin dhe e shijojnë jetën e natës, në të kaluarën dhe tash. Por, kur fiton nuk përmendet kjo asnjëherë. Në të kundërtën, kur humb ekipi, zbulohet gjithçka dhe bëhet e madhe. Futbolli është i tëri një gënjeshtër. Unë i pata thënë vetes: nëse nuk fitoj, nuk do ta kem të drejtën të dal nga shtëpia dhe që të më shohin jashtë njerëzit”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Barcelonës. “Nëse humbja, duhej të qëndroja në shtëpi dhe ta kaloja kohën aty. Kur fiton, je më i qetë. E tëra është një gënjeshtër. Të gjithë dalin natën, në të kaluarën dhe sot. Edhe lojtarët e Barcelonës, natyrisht që e ‘regjin’ jetën e natës”, ka përfunduar ish futbollisti me prejardhje braziliane. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...