Messi: Gati për rikthim

Unknown | Friday, October 18, 2013 | 0 Komente

Lionel Messi i ka ndezur motorët dhe është gati për rikthim qysh në ndeshjen e nesërme ndaj Osasunës, pas lëndimit që e kishte pësuar ndaj Almerias, muajin e kaluar. Ylli argjentinas e ka postuar në Instagram një fotografi të tij, ndërsa nën të shkruante: “Gati për rikthim”. Sigurisht, të gjithë fansat e Barcelonës, por edhe ata që e duan futbollin e bukur dhe që e shijojnë magjinë e Messit, mezi e presin rikthimin e futbollistit më të mirë në botë. Për Messin, ndeshja ndaj Osasunës do të jetë si një përgatitje për dy super sfidat që e presin gjigantin katalunas ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve në mesjavë dhe ndaj Real Madridit në fundjavë. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...