Del Piero shënon edhe në portën në lëvizje (Video)

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Alessandro Del Piero e ka lënë futbollin evropian, por përkundër kësaj ai nuk e ka humbur kualitetin. Ish kapiteni i Juventusit duket më në formë së kurrë, në spotin e ri të televizionit Fox Sports, në vazhdën e nismës së sezonit të ri në kampionatin australian – Hyundai A-League. Në videon zbavitëse shohim tre protagonistë të futbollit australian: Heskey, Kewell e Del Piero. Ata e sfidojnë njëri tjetrin, duke u munduar të bëjnë një numër të pamundur, duke shënuar në portën në lëvizje. A do t’ia dalin këta lojtarë ta arrijnë qëllimin e tyre? Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme. /Fish Media

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...