Shaqiri me shokë, sfidohen nga Manchester City

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Manchester City do ta sfidojë kampionin evropian Bayern Munich, në përballjen e sontme që do të zhvillohet në Etihad Stadium. Të dyja skuadrat shënuan fitore në duelet e para përkatëse dhe e prijnë tabelën në Grupin D, duke u konsideruar favorite për ta kaluar këtë rreth, por dueli i sontëm gjithsesi pritet me kërshëri. 

Xherdan Shaqiri me shokë do të shkojnë në Angli për ta vërtetuar epitetin e kampionit, por të vetëdijshëm se nuk do të kenë aspak punë të lehtë, pasi përballë do ta kenë Cityn e stërmbushur me yje. Duele interesante pritet të jenë edhe ato të Grupit B. 

Galatasaray me mungesa, por me trajnerin e ri Roberto Mancini e viziton Juventusin në Torino, ku e kërkon së paku një pikë, të parën për këtë sezon, kurse Bianconeri, pas dështimit në Kopenhagë, nuk guxojnë të lëshojnë pikë edhe në juventus Stadium. 

Në duelin tjetër, Reali do të mundohet t’i hesht kritikët me një fitore të thellë ndaj Kopenhagenit, pas paraqitjeve të zbehta në La Liga. ‘Los Blancos’ e kanë nisur mirë sezonin në Champions, duke e mposhtur 6-1 Galatasarayn, por e kërkojnë konfirmimin e kësaj nisme sonte në Santiago Bernabeu. 

Liga e Kampionëve 

Sonte 
Grupi A 
Bayer Leverkusen – Real Sociedad 20:45 
Shakhtar Donetsk – Manchester United 20:45 

Grupi B 
Juventus – Galatasaray 20:45 
Real Madrid – FC København 20:45 

Grupi C 
Anderlecht – Olympiakos 20:45 
Paris Saint Germain – Benfica 20:45 

Grupi D 
CSKA Moscow – Viktoria Plzen 18:00
 Manchester City – Bayern Munich 20:4

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...