Forster mund të zëvëndësojë Valdesin

Unknown | Saturday, October 05, 2013 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, beson se portieri i Celticut, Fraser Forster, do të ishte zëvëndësimi ideal për portierin në largim, Victor Valdes.
 Portieri aktual i Barcelonës ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe gjiganti katalanas po kërkon një portier të ri. Dhe, është Alves ai që ka dalë në skenë me një ide mjaft interesante.
“Ne luajtëm tri herë ndaj Celticut brenda një viti dhe në të gjitha ndeshjet Forster ka qenë fantastik”.
“Ai ia ka dalur ndaj sulmuesve më të mirë në botë dhe ka qenë i mrekullueshëm në çdo ndeshje – edhe në ato ndeshje ku Celtic ka humbur. Barcelona është klub që gjithmonë kërkon të shtojë cilësinë dhe Forster ka cilësi reale”.
“Sigurisht se për momentin nuk mund të bëhen transfere, por nëse ndonjëherë ky transfer realizohet, atëherë do të ishte një prurje e mirë”, ka deklaruar Alves. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...