Gerrard: Sturridge-Rooney, partneritet i frikshëm

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Mesfushori anglez, Steven Gerrard, beson se partneriteti i Daniel Sturridge me Wayne Rooneyn në sulmin e kombëtares angleze mund të mos njohë kufinj.

Dyshja sulmuese do të jetë në formacionin e kombëtares angleze për ndeshjet e fundit kruciale për kualifikim dhe Gerrard sheh frikë në sytë e kundërshtarëe me rikthimin e dyshes.
“Potenciali i këtij partneriteti është i frikshëm. Ata janë të dy të frikshëm. Ata janë shumë të shktahtë, ata mund të krijojnë bashk më shumë raste dhe mund të shënojnë më shumë.”.
“Ata duhet që të dëshmohen. Gjëja më e vështirë është kjo, por unë kam besim tek ata. Unë nuk kam hezitim që të them se Sturridge ka potencial për t’u bërë top sulmues botëror”.
“Ajo që ai po bën te Liverpooli, por pritet nga ai që ta bëjë edhe për Anglinë. Shpresoj se kjo është ajo që do të shohim në tetë ditët e ardhshme”, u shpreh Gerrard. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...