Busquets: Messi, më i rëndësishëm se kurrë

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka thënë se Lionel Messi është më i rëndësishëm për klubin se kurrë më parë, duke pranuar se katalanasve u ka munguar sulmuesi i lënduar.

Messi është jashtë fushave për shkak të lëndimit, por mungesa e tij nuk është vërejtur në rezultate, pasi Neymar dhe Sanchez e kanë zëvëndësuar atë.
Sidoqoftë, Busquets ndjen se argjentinasi mbetet lojtari i pazëvëndësueshëm i Barcelonës.
“Messi është më i rëndësishëm se kurrë më parë”.
“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe ai bën gjëra fantastike. Neve na mungon shumë ai”, ka deklaruar Busquets. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...