Lippi: Juve mund ta befasojë Realin

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Strategu italian, Marcello Lippi, beson se Juventusi është në gjendje që të shkaktojë befasinë dhe të mposhtë në dy ndeshjet e ardhshme Real Madridin.

Kampionët e Italisë po vuajnë për t’u kualifikuar tutje, pasi që kanë dy barazime nga dy ndeshjet e para ndaj Galatasarayt dhe Copenhagenit.
Përkundër kësaj, Lippi është i bindur se Bianconerët janë në gjendje që të kthejnë gjithçka me dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Real Madridit.
“Receta për t’i mposhtur ata është shumë e thjeshtë: Duhet të besoni në cilësinë tuaj dhe të jeni të organizuar”.
“Një befasi është definitivisht e mundur. Çelësi është të besohet në një rezultat të mirë. Juventusi momentalisht është shumë i ngjashëm me Juventusin tim dhe ka të gjitha karakteristikat që i duhen një ekipi”.
“Plus Real Madridi nuk ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit. Unë nuk kam dyshime se Juventusi do të shfaqë dy paraqitje të mrekullueshme”, ka deklaruar Lippi.
Juventusi udhëton në Madrid më 23 tetor, teksa do të presë të njëjtin ekip në Torino dy javë më vonë. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...