Interi kërkon Sabatinin?

Unknown | Thursday, October 24, 2013 | 0 Komente

Pronari i ri i Interit, Erick Thohir, raportohet se është duke menduar të angazhojë drejtorin sportiv të Romës, Walter Sabatini.

Sipas Corriere dello Sport, biznesmeni indonezian është i paepur të krijojë një skuadër të të rinjve te Interi, dhe e sheh Sabatinin si ideal për të ndërtuar një ekip të së ardhmes.
Sabatini ka kontratë me klubin nga kryeqyteti italian deri në qershor të vitit 2014, por presidenti James Pallotta raportohet se do t’i ofrojë atij vazhdim të kontratës.
Roma aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, pasi ka fituar të tetë ndeshjet e para të sezonit deri tash. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...