Ibra: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Unknown | Thursday, October 24, 2013 | 0 Komente

Paris Saint-Germain mund ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon, thotë sulmuesi në formë Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi shënoi katër gola në fitoren e mbrëmshme 5-0 ndaj Anderlechtit, për t’u bërë vetëm lojtari i dhjetë që shënon aq në garën e famshme .
Ibrahimovic shënoi hat-trick në pjesën e parë të ndeshjes, para se të shënojë edhe një tjetër në pjesën e dytë, me Edinson Cavanin po ashtu të regjistruar në listën e golashënuesve.
“Ne mund ta fitojmë garën, por mbani mend se sa më larg që shkoni, aq më vështirë bëhet. Viti im i parë në Paris ishte fantastik, por ky vit është edhe më i mirë”, ka thënë Ibrahimovic.
Të zgjedhurit e trajnerit Laurent Blanc kryesojnë grupin C me nëntë pikë nga tre ndeshjet e para, dhe një diferencë golash +11. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...