Libri i Pele kushton 1225 euro dhe peshon 15 kilogramë
Ish-ylli brazilian Pele, ka publikuar një libër të ri shumë të madh i cili kushton 1225 euro dhe peshon 15 kilogramë.
I titulluar “1283”, duke aluduar numrin e golave që Pele mendohet se ka shënuar gjatë karrierës së tij, vëllimi është një përmbledhje historike dhe grafike e karrierës së tij, që përfshin mbi 500 fotografi dhe 1283 tekste me mbi 500 faqe, me secilën kopje të librit të nënshkruar nga vetë lojtari.
Për një shifër prej 1875 euro, lakmitarët mund të porosisin një edicion luksoz të volumit, që përmban një fotografi ikonike të legjendës braziliane pas një ndeshje.
Pele ishte në Muzeun e Imazheve dhe Tingujve në Sao Paolo gjatë të mërkurës për të zbuluar punën e tij, që po ashtu është botuar në një numër simbolik të kopjeve, “1283”.
“Të shikoja të gjitha këto fotografi ishte një moment shumë emocionues, pasi kjo më bëri të mendoj të gjithë njerëzit që më kanë dashur dhe mbështetur gjatë karrierës: familjen, miqtë, bashkëlojtarët dhe tifozët”, ka thënë 72-vjeçari përmes Twitter.
Përveç Brazilit, libri do të promovohet edhe në New York, Londër dhe Dubai, dhe do të mund të blihet në librari të veçanta të hënën. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente