Milani me një ‘kerr’ lëndime, akuzohet MilanLab

Unknown | Thursday, October 03, 2013 | 0 Komente

Në javën e fundit, Milani e humbi edhe Stephan El Shaarawyn për shkak të një lëndimi, ndërsa në ndeshjen e fundit mbeti edhe pa Valer Birsan, njërin prej lojtarëve më në formë në Milanin e sotëm. Ish futbollisti i Genoas nuk do të mund të luajë kundër Juventusit për shkak të një problemi muskulor. 

Për këtë, MilanLab është vënë në shënjestër të akuzave dhe kritikave, pas lëndimeve të shpeshta. Mediat italiane shkruajnë se laboratori mjekësor i Milanit duhet t’i trajtojë ndryshe të lënduarit, që kanë arritur në kuotën 11. Akuzat e fundit të Alexandre Patos për strukturën mjekësore të Milanit sa vijnë e përforcohen, pas lëndimeve të shpeshta të Rossonerëve. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...