Pekin, Serena merr titullin me lehtësi

Unknown | Sunday, October 06, 2013 | 0 Komente

Serena Williams ishte bindëse në finalen e China Open në Pekin duke mposhtur Jelena Jankovicin me rezultat 2-0 në sete (6-2, 6-2).
Kjo ishte fitorja e shtatë e amerikanes në 11 duelet e përgjithshme që ka pasur me serben.
Jankovic është njëra nga dy tenistet aktive që ka regjistruar katër ose më shumë fitore ndaj tenistes më të mirë në botë (Venus e ka mposhtur 10 herë motrën e vogël).
Ky ishte titulli i 10-të këtë edicion për Serenan dhe i 56-ti në përgjithësi në karrierë, në finalen e saj të 73-të. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...