Chelsea, presion liderëve

Me të filluar takimi (4’), Demba Ba ia lëshoi topin Oscarit që me një gjysmë vole realizoi golin e parë dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Anthony Pilkington në gjysmën e dytë (68’) dhe u bënë ballë sulmeve të Bluve për një kohë të gjatë.
Megjithatë, Eden Hazard e riktheu avantazhin e mysafirëve (85’) dhe Willian e vendosi fitoren pak minuta pasi u inkuadrua në lojë (86’).
Chelsea është në pozitën e tretë në tabelë me dy pikë prapa liderit aktual, Liverpool. /Telegrafi/
Category: Futboll