Napoli bindës

Unknown | Sunday, October 06, 2013 | 0 Komente

Livorno nuk ishte një kundërshtar i denjë për Napolin në ndeshjen e javës së shtatë në Serie A. Nënkampioni i Italisë fitoi me rezultat 4-0.
Maqedonasi Goran Pandev e shënoi golin e parë pas asistimit të Dries Mertens (4’).
Mertens ishte asistues edhe në golin e dytë, të cilin e shënoi Gokhan Inler (26’).
Në gjysmën e dytë të takimit në Stadio San Paolo shënoi edhe Jose Callejon (54’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Marek Hamsik (83’).
Napoli është në vend të dytë në tabelë me dy pikë prapa liderit Roma dhe tri përpara kampionit Juventus që në këtë javë zhvillon derbin ndaj Milanit. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...