Szczesny: Anglia mund ta fitojë Botërorin

Lina's | Thursday, October 17, 2013 | 0 Komente

Portieri i Arsenalit dhe Polonisë, Wojciech Szczesny, beson se Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës verën e ardhshme.

Anglia mposhti Poloninë me rezultat 2-0 për të siguruar kualifikimin në Botërorin Brazili 2014.
“Mendoj se në aspektin ofensiv Anglia ishte fantastike. Ata krijuan shumë raste, që ndoshta ishte mirë për mua, pasi unë mund të bëja disa mbrojtje të mira, por është e qartë se jam i zhgënjyer me rezultatin”.
“Anglia është e qëndrueshme në mbrojtje, andaj nëse ata do ta ruajnë këtë dhe të përmirësohen ca, atëherë sigurisht se do të kenë një shans në Kupën botërore”.
“Nëse ata mund të shkojnë në Brazil me të njëjtën qasje me të cilën na mposhtën neve, atëherë do të jenë një prej favoritëve, dhe mendoj se ata besojnë në këtë. Shpresoj t’ia dalin mirë”, ka thënë Szczesny. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...