Votoni që Adnan Januzaj të luajë për Shqipërinë

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Çështja se cilën kombëtare do të zgjedh Adnan Januzaj për ta përfaqësuar tani më është bërë diskutim anë e kënd Evropës. Mundësia që ai të luajë me Anglinë, ka bërë që në veçanti mediet e këtij vendi të shkruajnë gjithçka që ka për t’u shkruar në këtë drejtim. Mbi të gjitha ato e dëshirojnë Adnanin në përfaqësuesen e Anglisë. Madje, çështja se cilën kombëtare do ta zgjedh Januzaj tani është futur edhe në bastoret e këtij vendi. 

Favoritja është Shqipëria sipas kuotave, ndërsa pas saj vijnë Belgjika, Turqia dhe Serbia. Anglia mbetet e fundit me kuotë prej 16/1. Kjo pasi që Januzaj duhet të pres 5 vite për të luajtur me Anglinë në bazë të rregullave të Federatës Angleze. Ndërkohë webfaqja e njohur sportive në Angli, Skysports.com ka krijuar një sondazh, ku qytetarët mund të votojnë se cilën kombëtare duhet ta zgjedh Januzaj tani e në veçanti për ta provuar nëse ai do të zgjedh Shqipërinë, ashtu siç thuhet që ai ka dëshirë. 

Deri më tani në këtë sondazh, prin Shqipëria me 46%, e pasuar nga Anglia me 26%, kurse Belgjika është e treta me 24%. Kroacia ka vetëm 1%, ndërsa të tjerat 2%. Votoni edhe ju në këtë vegëz që Shqipëria të jetë zgjedhja e parë edhe e këtij sondazhi për të ardhmen e Januzajt. /Fish Media/ 

http://www1.skysports.com/football/news/11095/8962794/manchester-united-youngster-odds-on-to-represent-albania-and-161-to-play-for-england

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...