Shqiptarët e Zvicrës, të gatshëm ta mposhtin Shqipërinë

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Futbollistët shqiptarë që e përfaqësojnë Zvicrën janë gati të përballen me Shqipërinë, në ndeshjen e së premtes, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Qemal Stafa’. Ekipi helvetik është grumbulluar në Zvicër, derisa sot pritet të aterojnë në kryeqytetin shqiptar – Tiranë.

Selektori Ottmar Hitzfeld për këtë takim ka ftuar gjashtë shqiptarë: Valon Behramin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Pajtim Kasamin, Admir Mehmedin e Blerim Xhemajlin. Natyrisht, këta lojtarë mund të kontestohen dhe të vërshëllehen në Tiranë, pasi Tifozat Kuqezi i konsiderojnë ata tradhtarë.

Secili prej jush mund ta japë mendimin nëse janë tradhtarë apo jo, që e zgjodhën një vend tjetër para Shqipërisë. Sigurisht, secili i kishte arsyet e veta dhe e bëri zgjedhjen që mendoi se ishte më e mira për të. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...