Tifozët s’e duan trajnerin e ri, e zhveshin në konferencë (Video)

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Një ngjarje e pazakontë dhe e paparë ndonjëherë është parë së fundmi në kryeqytetin bullgar, Sofje. Në fakt, trajneri Ivalylo Petev ishte duke u prezantuar në Levski Sofja dhe në konferencë për shtyp kishin arritur edhe disa tifozë të klubit, të cilët e kontestuan atë, për shkak se njihet si tifoz i rivalit të përbetuar të Levskit, CSKA Sofje. Tifozët e nisën fillimisht me kontestime me fjalë, por më pas u rebeluan dhe ia hoqën trenerkën dhe më pas bluzën, duke e zhveshur dhe duke e turpëruar në konferencë. Petev e braktisi konferencën, ndërsa Levski Sofja me siguri duhet ta kërkojë një trajner të ri… /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...