Vucinic mungon ndaj Milanit

Unknown | Thursday, October 03, 2013 | 0 Komente

Juventusi do të takohet me Milanin në fundjavë pa të lënduarin Mirko Vucinic.

Malazezi u largua i lënduar nga barazimi me Galatasarayn mbrëmjen e kaluar dhe testet kanë treguar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulare.

Nuk dihet se sa do të mungojë ish sulmuesi i Romës.

Stephan Lichtsteiner po ashtu është shfaqur i lënduar të mërkurën dhe pritet të konfirmohet pas pak orësh gjendja e tij.

Nga ana tjetër La Gazzetta dello Sport beson se edhe Barzagli ka një problem në tendinën e akilit. Por, ai do të arrijë të luajë ndaj Milanit. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...