Casillas: Dua të vazhdoj te Reali

Unknown | Thursday, October 03, 2013 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te klubi mbretëror.

Casillas i bëri këto komente pasi u rikthye në fushë duke mbrojtur portën e Realit në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Copenhagen.

“Kur ju keni kaluar aq gjatë pa luajtur, shumë gjëra qarkullojnë nëpër kokën tuaj, por ëndrra ime është të vazhdoj të luaj derisa mendja dhe trupi im të më lejojnë”.

“Real Madridi është klubi më kërkues dhe të luash në këtë skuadër dhe për Spanjën do të thotë se njerëzit kanë mendimet e tyre për ju”.

“Ajo çfarë dua është të vazhdoj të luaj futboll dhe ta bëj këtë për Real Madridi. Për momentin, qëllimi im është të vazhdoj. Ju duhet të respektoni njerëzit më kritik dhe të punoni fuqishëm t’i ndërroni mendjet e tyre, ashtu që ata të jenë me ekipin dhe së bashku të fitojmë tituj”, ka thënë Casillas. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...