“Xavi, mesfushori më i mirë i dekadës”

Unknown | Tuesday, October 01, 2013 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Rusisë, Fabio Capello, e ka lëvduar yllin e Barcelonës, Xavi Hernandez, duke e quajtur atë mesfushorin më të mirë të dhjetë viteve të fundit.

Spanjolli 33-vjeçar, i cili ka debutuar me fanellën blaugrane në sezonin 1998/1999 dhe ka bërë mbi 650 paraqitje zyrtare, ka fituar 22 trofe me klubin duke përfshirë edhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.
Ai ishte po ashtu pjesa kryesore e përfaqësueses së Spanjës në triumfet në dy kampionatet e fundit evropiane (Euro 2008 dhe Euro 2012) dhe atë Botëror (KB 2010).

“Xavi është mesfushori më i mirë i dekadës së fundit”, është shprehur strategu italian për Onda Cero.
Ndryshe, ai ka folur edhe për ish-klubin e tij, Real Madrid, duke e konsideruar favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve. Capello ka thënë se Carlo Ancelottit i nevojitet pakëz kohë, porse e njëjta gjë u duhet edhe lojtarëve të përshtaten me stilin e tij. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...