Pellegrini: I di planet e Guardiolës

Unknown | Tuesday, October 01, 2013 | 0 Komente

Në prag të përballjes së nesërme ndaj Bayern Munich, menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, thotë se ai e di filozofinë e lojës së Pep Guardiolës.

Pellegrini kishte rivalizuar ish-trajnerin e Barcelonës me tre skuadra, sa ishte trajner i Villarrealit, Real Madridit dhe më pas Malagas, dhe është i bindur se spanjolli vazhdon të njëjtin sistem loje edhe në Gjermani.

“Është shumë vështirë për momentin të përmirësohesh me Bayern pasi ata fituan tre garat e fundit, por ai (Guardiola) do ta gjejë mënyrën pasi ai është një menaxher shumë i mirë”.

“Ai e di mënyrën se si ne luajmë andaj do të provojë gjëra të reja. Por edhe ne i dimë gjërat rreth Guardiolas. Unë kam jetuar në Spanjë për nëntë vite, andaj e di saktësisht mënyrën se si luan Guardiola”, ka thënë Pellegrini. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...