Branca të shkarkohet nga Interi?

Unknown | Friday, November 08, 2013 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, mund të shkarkohet nga pronarët e rinj të klubit.

Roslan Roeslani Perkasa, një prej partnerëve në biznes të Erick Thohir, i cili bleu shumicën e aksioneve të Interit muajin e kaluar, thotë se pozita e Brancas do të rishikohet në takimin e ardhshëm të tyre.
“Branca? Ai do të vlerësohet pasi ka shitur disa prej lojtarëve të rinj me potencial të shkëlqyeshëm. Ne duam një kombinim të të rinjve dhe të përvojës”.
“Në mes të nëntorit ne do të jemi në Milano për t’u takuar me Massimo Morattin dhe të diskutojnë tregun e transferimeve”, ka thënë Perkasa. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...