Lampard: Mirë që Mourinho u kthye

Unknown | Friday, November 08, 2013 | 0 Komente

Frank Lampard është i ngazëllyer me rikthimin e Jose Mourinhos te Chelsea dhe është i bindur se e ka besimin e tij.

“Ai është ky që është. Ai u bë shumë i zemëruar dhe i zëshëm me humbjen (nga Newcastle), por mua gjithmonë më ka pëlqyer kjo te ai, pasi atëherë ju e dini se kush jeni”.
“Disa menaxherë nuk thonë asgjë pas një rezultati të keq, dhe ju filloni të shqetësoheni se çfarë mendojnë ata. Për mua, një prej gjërave më të bukura për të është personaliteti i tij – dhe ky nuk ka ndryshuar”.
“Unë isha i emocionuar kur ai u rikthye pasi e dija se çfarë menaxheri i shkëlqyeshëm do të ishte për klubin dhe për mua”.
“Në këtë fazë të vonshme të karrierës tuaj, është mrekulli të kesh një menaxher të cilit i besoni dhe i cili ju kupton dhe ju e kuptoni atë”, ka thënë Lampard për talkSPORT. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...