Nuk ka ultimatum për Allegrin
Bosi i Milanit, Massimiliano Allegri, nuk do të rrezikojë punën e tij në ndeshjen ndaj Chievos të dielën, gjithnjë sipas zëvëndëspresidentit të klubit, Adriano Gallianit.
“Ndeshja ndaj Chievos është e rëndësishme pasi që jemi prapa në renditje, por nuk është ndeshja o jetë o vdekje për Allegrin”.
“Qëllimi i klubit është që të përfundojë sezonin me Allegrin në stol edhe pse secili trajner duhet që të dijë të menaxhojë ligjin e rezultateve”.
“Sidoqoftë, nuk ka ultimatum për Allegrin. Nëse pësojmë me rezultat 22-0 atëherë do të mendoja për shkarkim, por nuk më pëlqen të flas për të ardhmen”.
“E përsëris, ndeshja në Verona është me rëndësi për shkak ta tabelës, por nuk do të jetë ndeshja e fundit në histori të futbollit”, ka deklaruar Galliani.
Galliani nuk ka dashur të përgjigjet për akuzat e Barbara Berlusconit që ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të klubit. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente